Pas suksesit në Sunny Hill Festival, këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Dua Lipa është duke shijuar pushimet në vilën e saj në gjirin piktoresk të “Kep Merli”, në rivierën e jugut të Shqipërisë.
Me të fejuarin e saj, Calum Turner në krah, Dua duket se ka gjetur paqen në ujërat e kristalta të Jonit, pas një periudhe të ngarkuar me koncerte.
Bukuroshja brune ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet e saj verore, duke u shprehur se “po çlodh kockat”, para se të festoj ditëlindjen e saj të 30-të më 22 gusht.
Në imazhet që ka ndarë me ndjekësit, ajo pozon me Turner në plazh dhe shfaqet me rroba banje pranë pishinës së vilës së saj në Jugun e Shqipërisë.