Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nisi pushimet në Shqipëri.
Pas një performance energjike në natën e parë të Festivalit Sunny Hill, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga e gjithë bota, Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet në jugun piktoresk të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me famë botërore përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar.
Në imazh shfaqej një peizazh i mrekullueshëm me ujëra të kristalta dhe një perëndim dielli magjepsës, që pasqyron qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës shqiptare.
Dua i bashkëngjiti fotos një përshkrim të shkurtër, por plot emocion:
“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi artistja.