
Ish-banorët e “Big Brother VIP”, Laert Vasili, Françeska Murati, Rizarta Hoxha dhe Loredana Brati, kanë dhënë një intervistë për “Pushime On Top”.
Teksa po shijonin një xhiro në mes të detit, Eni Shehu i ngacmoi ata me disa pyetje ‘pikante’. Moderatori i njohur i pyeti ata se kë do donin që ‘të fundosnin në det, t’a zhduknin nga jeta e tyre’.
Përgjigjet ishin të ndryshme dhe mjaft interesante.
Pjesë nga intervista:
Eni: Le të imagjinojmë dhe të fantazojmë pak. Një situatë, një personazh jo dhe aq të mirë, jo dhe aq këndshëm, jo dhe aq të bukur, të cilin në këtë moment të kësaj xhiroje, do doje t’a fundosje në det, në mënyrë metaforike. T’a zhdukje nga jeta
Laerti: Drejtorin e shkollës që më përjashtoi nga shkolla 1 vit
Eni: Pse e meritove këtë?
Françeska: Besoj se vajzat do të pajtohen me mua, unë do të fundosja në det ato gratë 50 e ca vjeç e sipër që sapo kanë zbuluar ça është “Instagram”-i dhe nga mëngjesi në darkë shohin profilin tonë dhe na thonë ‘sa të shëmtuara jeni, latë namë, na e shpifët’.
Rizarta: Kemi njërën të përbashkët, Afërditën që do doja t’a hidhja në det.
Françeska: Ça i kemi bërë ne Afërditës
Laerti: Afërdita merru me mua që jam mbi 50 vjeç, jo me vajzat
Françeska: Mirë me mua, po Rizarta e shkretë sa e ëmbël që është, ça të ka bërë?
Rizarta: E ka ulur dozën
Loredana: Kë të mbys të parin. Unë do hidhja në det të gjithë ata burra që nuk janë burra. Edhe vajzat që nuk sillen si vajza.
Eni: Kë moj kë? Historinë ma trego, ke patur shumë burra jo burra?
Loredana: Jo, unë jam vajzë shumë e mirë, nuk është se kam ndonjë numër të madh.
Rizarta: Dua të hedh të gjitha lajmet e portaleve shqiptare që më kanë lidhur me të gjithë djemtë e mundshëm të “Big Brother” dhe jashtë.