Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të Princit William dhe Princeshës Kate

2
dy-familje-u-obliguan-te-nderrojne-vendbanim-per-shkak-te-rezidences-se-re-te-princit-william-dhe-princeshes-kate
Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të Princit William dhe Princeshës Kate

Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re familjare, ka detyruar dy familje që të zhvendosen nga shtëpitë pranë tyre.

Çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre — Princi George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç — planifikojnë të jetojnë në Fort Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi në Windsor Great Park, që do të jetë “shtëpia e tyre përjetëse”, raporton Daily Mail të dielën.

Për këtë arsye, dy familje të ndryshme që jetonin në shtëpi pranë vilës u kërkua të largoheshin më herët gjatë verës, sipas raportit.

“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por u tha se duhej të largoheshin,” tha një burim për mediat. “Ata nuk e prisnin këtë.”

“Ato shtëpi janë shumë afër vilës, kështu që nuk do të donin që çdo kush të jetonte aty, kur aty do të jetojnë mbretërorët”, shtoi burimi.

Sipas raportit, familjet ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate. Ata nuk morën njoftime zyrtare për largim dhe tashmë janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira në zonë.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, shpresojnë për “një fillim të ri” në Fort Lodge dhe po paguajnë shpenzimet e zhvendosjes pa kosto shtesë për taksapaguesit, sipas raportit.

after content