Dy muaj pa gjumë për “Zjerm”: Babai i Beatriçes prek me rrëfimin e tij për të bijën që sot përfaqëson vendin në Eurovision

5

Mario Gjergji, babai i këngëtares që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, Beatriçe Gjergji, në emsionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ka ndarë momente nga jeta e Beatriçes.

Ai tregoi se, Beatriçja që kur ishte e vogël kishte prirje për të kompozuar këngë dhe se, ka treguar një kujdes të madh për arsimimin e saj, madje dhe për ta drejtuar drejt muzikës shqiptare.

“Beatriçe u rrit në Itali, jashtë Shqipërie dhe sikur mori një kthesë në muzikë angleze dhe italiane, që janë shumë të bukura, por mua më brente sesi po më del ‘nga shinat’ vajza.

E rritur me këngët shkodrane dhe duke ia injektuar sa më shumë, se kishte një zë shumë të bukur, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë shqiptare.

Vajza, që e vogël kishte prirje të kompozonte këngë. Ka studiuar piano, kanto dhe histori muzike, shumë vite”.

Sipas Marios, njohja me Kolën ishte një fitore e madhe, për Beatriçen.

Muzika në familjen Gjergji i ka rrënjët thellë në familjen e Beatriçes, pasi babai i kësaj të fundit tregoi se shumë prej familjarëve merren me muzikë dhe ua kanë trashëguar edhe fëmijëve.

“Ne si familje kemi kënduar të gjithë, sa thonin se te familja Gjergji këndojnë edhe pulat. Shumë prej nesh edhe sot merremi me muzikë dhe kemi filluar t’ua trashëgojmë edhe fëmijëve tanë. Ne hamë bukë me muzikë. Bukë e muzikë bashkë”. /Telegrafi