
Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur personin që dyshohet se është zhdukur disa ditë më parë nga një traget i linjës Greqi-Itali.
Sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, është dhënë njoftim edhe për anijet turistike dhe peshkarexhat, që të jenë të kujdesshme dhe të raportojnë çdo sinjal të mundshëm.
Sipas ekuipazhit të tragetit, personi rezulton i zhdukur, por nuk është konfirmuar ende nëse ai është hedhur, ka rënë aksidentalisht në det, apo bëhet fjalë për ndonjë divergjencë nga ana e vetë personit që ka çuar në mosgjetjen e tij.
Hetimet vijojnë ndërkohë që strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë.