
Politikani i njohur, Nard Ndoka, ka qenë i ftuari i radhës në podkastin “Flet” nga Ilnisa Agolli. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij që nga fëmijëria e deri te politika. Intervista është shoqëruar edhe me shumë doza humori.
I pyetur nga moderatorja e njohur se ‘cila është pendesa jote më e madhe?’, politikani u përgjigj:
“Mund të them që pendesa dhe zhgënjimi më i madh, ka qenë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Zgjohej shumë vonë, një gjumash funksional, por nuk ishte kjo e meta më e madhe e tij. Se gjumi ndonjëherë të ripërtërin, të jep energji, ndërsa tek ai bënte të kundërtën. Ishte një përgjumje e karakterit”.
‘U duk sikur ishit në luftë me njëri-tjetrin se kush bën më shumë meme…’, i tha më pas Ilnisa Agolli, të cilës Ndoka iu përgjigj menjëherë:
“Ai e diskreditoi memen (qesh). E bëri memen që të qeshte me vete prej Lulit”.
Me kë shkruan më shumë në “WhatsApp”? Valbona Mhilli flet troç: Jozin e kam…
Pyetjes ‘kush është memexhiu më i madh i politikës shqiptare?’, politikani tha:
“Ka nga ata që tentojnë në mënyrë teveqale. Shumë prej tyre. Tentoi Luli, që e bëri memen me turp. E ka stil Rama, ka një raport me memen. Ai edhe lojërat e fjalëve i bën pikërisht për këtë, është mjeshtër i kësaj, i këtyre fjalëve, dredhirave. I bie nga Kina, me pak fjalë”.