E BUJSHME/ ‘Surprizat’ e forta që presin Ilir Metën, çfarë pritet më 8 Shtator

1
e-bujshme/-‘surprizat’-e-forta-qe-presin-ilir-meten,-cfare-pritet-me-8-shtator
E BUJSHME/ ‘Surprizat’ e forta që presin Ilir Metën, çfarë pritet më 8 Shtator

Ditën e sotme ka pasur një kërkesë nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo është refuzuar në 3 herët e para që është paraqitur nga avokati Kujtim Cakrani.

Gazetarja Alketa Shaba dha më shumë detaje në një lidhje me emisionin Breaking në Top News: “Mbrojtësi ligjor i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion bëri një kërkesë 2 javë pasi u refuzua një kërkesë për ndrshimin e masës së sigurisë.

Kërkesa u depozitua në muajin gusht, ku Meta kërkonte të linte qelinë pasi sipas tij hetimet kishin mbaruar dhe se ai nuk përbën më rrezik për prishje provash. Kërkoi një masë të butë se ajo e arrestit me burg.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari Erion Cela, i cili e argumentoi refuzimin se Meta mund të helmojë provat e Prokurorisë së Posaçme dhe mund të intimidojë dëshmitarët që janë thirrur në organin e akuzës për t`u marrë në pyetje. Ai renditi dhe faktorë të tjerë e kështu la në fuqi masën e vendosur për Metën.

Pas rrëzimit të kësaj kërkese u apelua kërkesa nga Cakrani. Pas shortit elektronik që është hedhur në shkallën e dytë të Gjyqësorit është caktuar gjyqtarja që do marrë në shqyrtim çështjen.

Gjithashtu është vendosur data 8 shtator në orën 10.00 ku do zhvillohet seanca gjyqësore, nëse do të lihet në fuqi vendimi për arrest me burg, apo do të lirohet nga qelia.