“E kemi në gjak që të vuajmë”, Hysaj: Të gjithë skuadrat dinë të luajnë futboll, trajneri është bossi! Flokët? Po na dalin thinjat…

1
“e-kemi-ne-gjak-qe-te-vuajme”,-hysaj:-te-gjithe-skuadrat-dine-te-luajne-futboll,-trajneri-eshte-bossi!-floket?-po-na-dalin-thinjat…
“E kemi në gjak që të vuajmë”, Hysaj: Të gjithë skuadrat dinë të luajnë futboll, trajneri është bossi! Flokët? Po na dalin thinjat…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, komentoi fitoren e arritur ndaj Letonisë në duelin kualifikues të Botërorit 2026. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Futbolli ka ndryshuar shumë, nuk ka skuadra të vogla dhe të mëdha. Të gjithë dinë të luajnë futboll. Më shumë duhet të shqetësohemi pse nuk i mbyllim ndeshjet. Ne e kemi në gjak që të vuajmë, pa vuajtje nuk na ecën mirë.

Unë gjithmonë vij për të luajtur. Kam pasur gjithmonë qejf të vij në Kombëtare. Trajneri është bosi i ekipit, duhet ta ndjekim, duhet të jemi të bashkuar të gjithë së bashku, çfarë do që të zgjedhë trajneri.

Ndaj Serbisë është një ndeshje që e ndjejmë shumë, shpresoj të marrim minuta në kampionat dhe të jemi të përgatitur për atë ndeshje.

Flokët? Duhet të ndryshojmë ndonjë gjë se po na dalin thinjat (qesh)”, përfundoi Hysaj.