“E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë”- Detaje nga krimi në familjen shqipare në Greqi, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve! Autori ende në arrati

3
“e-pashe-babain-duke-e-vrare-nenen-me-thike”-detaje-nga-krimi-ne-familjen-shqipare-ne-greqi,-zbardhet-deshmia-e-njerit-prej-femijeve!-autori-ende-ne-arrati
“E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë”- Detaje nga krimi në familjen shqipare në Greqi, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve! Autori ende në arrati

Të tjera detaje janë zbardur nga ngjarja e rëndë në Volos të Greqisë, ku një grua shqiptare ka mbetur e vrarë me thikë nga bashkëshorti, i cili është në arrati.

Sipas raportimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit, njëri prej të cilëve ka dhënë një dëshmi tronditëse para autoriteteve:

“E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë”, është shprehur ai.

Burimet bëjnë me dije se krimi ka ndodhur pas një konflikti të ashpër mes çiftit, ndërsa pas aktit të rëndë, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim nga policia greke.