E rëndë! Del nga shinat treni, ndërron jetë një person, disa të lënduar

1
e-rende!-del-nga-shinat-treni,-nderron-jete-nje-person,-disa-te-lenduar
E rëndë! Del nga shinat treni, ndërron jetë një person, disa të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat pasi u përplas me një automjet në Danimarkën jugore, njoftoi policia daneze.

Sipas raportimeve të televizionit danez TV2, pamjet nga vendngjarja tregojnë një nga vagonët e trenit të shkëputur dhe të përmbysur në anë të hekurudhës

Policia e rajonit të Jutlandit Jugor konfirmoi në një deklaratë për shtyp se në tren ndodheshin 95 pasagjerë. Një person ka vdekur dhe disa janë plagosur, përfshirë dy që janë transportuar me helikopter për në spital për trajtim urgjent.

Operatori kombëtar i sistemit hekurudhor, Banedanmark, bëri të ditur në rrjetin X se aksidenti ndodhi në një kalim rrugor, kur treni u përplas me një automjet.

after content