Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një grua 65-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.
Pas ngjarjes, familjarët kanë reaguar menjëherë duke e dërguar në spital, ku ajo po trajtohet nga mjekët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Pogradec/Më datë 07.09.2025, shtetasja F. B., 65 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.