E rëndë, familjarët gjejnë 33-vjeçarin të vetvarur në oborrin e shtëpisë

1
e-rende,-familjaret-gjejne-33-vjecarin-te-vetvarur-ne-oborrin-e-shtepise
E rëndë, familjarët gjejnë 33-vjeçarin të vetvarur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Fushë-Bulqizë, ku një 33-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se familjarët, sapo e kanë zbuluar, kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe ambulancën, duke shpresuar se ai ishte ende gjallë, por mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë.

Viktima kishte punuar muajt e fundit në Sarandë, në punë të ndryshme, ndërsa së fundmi ishte kthyer pranë familjes në Bulqizë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, sipas dëshmisë së familjarëve, i riu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor, çka dyshohet të ketë çuar deri në aktin ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me saktësi rrethanat e tragjedisë.