E rëndë/ Gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

2
e-rende/-gjendet-e-vdekur-ne-pishine-volejbollistja-20-vjecare
E rëndë/ Gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D italiane, është gjetur e pajetë në një pishinë gjatë një feste në një vilë private në Bagheria, pranë Palermos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja dyshohet se ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por konstatoi vdekjen. Karabinierët kanë nisur hetimet, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë.

Avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ka ngritur dyshime serioze mbi versionin zyrtar: “Pishina ishte e vogël dhe vila plot me të rinj. Si ka mundësi që askush nuk e pa? Simona ishte me fytyrën përpjetë. Nuk është normale që të jetë lënë aq gjatë në ujë pa u vënë re.”

Ekipi i volejbollit ku ajo luajti deri vitin e kaluar ka reaguar me dhimbje. “Jemi të shkatërruar. Simona ishte një vajzë e ndritur, që donte sportin dhe jetën. Për të volejbolli ishte gjithçka,” – u shpreh presidenti Paolo Di Maggio.

after content