Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku një 33-vjeçar u gjend i pajetë nga familjarët e tij.
Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se viktima dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi shkaqet e mundshme të vdekjes.
Njoftim i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në Fushë-Bulqizë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dyshohet i vetëvarur, shtetasi A.D., 33 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.