E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para

53
e-rende/-mbytet-nje-person-ne-lumin-mat,-detajet-e-para
E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para

Këtë të premte rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar ka raportuar për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka njoftuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është angazhuar edhe ekipi i polumbarëve të RENEA-s, i cili pritet të ndërhyjë për të vijuar kërkimet në thellësitë e lumit.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e shtetasit D. Q. vijojnë.

after content