Në një ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal, 22 kuaj të lirë në Malin e Llogarasë u qëlluan me armë gjahu. Katër prej tyre humbën jetën menjëherë nga plagët, ndërsa pjesa tjetër u larguan drejt pyllit, ku disa janë të plagosur dhe kërkojnë ndihmë urgjente veterinerie.
Pronari i kuajve dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kanë denoncuar ngjarjen dhe kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të institucioneve për zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorit.Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që kafshët në zonë sulmohen me armë, por kjo masakër e fundit ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim të thellë.
Megjithëse autoritetet u njoftuan menjëherë, deri tani nuk ka pasur masa konkrete ndaj përgjegjësve. Aktivistët paralajmërojnë se mungesa e reagimit vetëm inkurajon vazhdimin e akteve mizore ndaj kafshëve të egra në zonë.