E rëndë në vend! Vuante nga depresioni, vetvritet me armë gjahu 33-vjeçari

2
e-rende-ne-vend!-vuante-nga-depresioni,-vetvritet-me-arme-gjahu-33-vjecari
E rëndë në vend! Vuante nga depresioni, vetvritet me armë gjahu 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 33 -vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu.

Mësohet se i riu vuante nga depresioni dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë në oborrin e banesës së tij në fshat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftim i Policisë:

Pojan, Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi M. H., 33 vjeç (dyshohet se vuante nga depresioni).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

after content