Një aksident ka ndodhur në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës, ku raportohet se një kamion është përmbysur.
Mësohet se fatmirësisht drejtuesi i mjeti ka arriutr të shpëtojë pa lëndime, duke dalë nga mjeti.
Ndërkohë, për pasojë është bllokuar aksi rrugor Poçem-Akerni duke krijuar radhë trafiku.
Momentalisht nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.