E RËNDË/ Sherr për vendin e parkimit, qëllohet me sende të forta një person

1
e-rende/-sherr-per-vendin-e-parkimit,-qellohet-me-sende-te-forta-nje-person
E RËNDË/ Sherr për vendin e parkimit, qëllohet me sende të forta një person

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një person është goditur me sende të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili po merret në pyetje.

Nga të dhënat paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për vendparkimin.

after content