E rëndë/ Shkoi për të mbushur dhëmbin, 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika

1
e-rende/-shkoi-per-te-mbushur-dhembin,-55-vjecari-humb-jeten-sapo-del-nga-klinika
E rëndë/ Shkoi për të mbushur dhëmbin, 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave, mësohet se 55-vjeçari kishte shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi kishte përfunduar, është rrëzuar në tokë pa shenja jete sapo doli nga klinika.

Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së tij.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

after content