E RËNDË! Vdes në plazhin e Velipojës i moshuari

1
e-rende!-vdes-ne-plazhin-e-velipojes-i-moshuari
E RËNDË! Vdes në plazhin e Velipojës i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, ku një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht.

Viktima është identifikuar si Gj. K., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka dalë nga deti. Fatkeqësisht, ai ka humbur jetën në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në kohë.

Ngjarja ka ndodhur në prani të pushuesve të tjerë, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore, për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve, veçanërisht personave të moshës së tretë apo me probleme shëndetësore, të jenë të kujdesshëm gjatë ekspozimit në diell dhe pas daljes nga uji.