
Këngëtarja dhe biznesmenia e njohur, Adelina Tahiri, po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion bregdetar në Itali.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo është shfaqur e relaksuar në një shezlong, e veshur me bikini shumëngjyrëshe dhe me një shami elegante mbi kokë, raporton ORAinfo.
E kombinuar me syze dielli luksoze, pamja e saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet për stilin dhe format e saj trupore.
Adelina di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, edhe kur është në pushime.