E tmerrshme/ E mitura theret për vdekje nga një “i huaj” kur po kthehej në shtëpi, autori 22-vjeçar ishte…

2
e-tmerrshme/-e-mitura-theret-per-vdekje-nga-nje-“i-huaj”-kur-po-kthehej-ne-shtepi,-autori-22-vjecar-ishte…
E tmerrshme/ E mitura theret për vdekje nga një “i huaj” kur po kthehej në shtëpi, autori 22-vjeçar ishte…

Një 17-vjeçare holandeze, Lisa, u vra ndërsa po kthehej me biçikletë në shtëpi nga një dalje me shoqet e saj. Rrugës ndërsa po kthehej ajo kuptoi që po ndiqej nga një djalë i dyshimtë dhe në përpjekje duke telefonuar një numër emergjent ajo u sulmua nga azilkërkuesi.

Trupi i saj u gjet i pajetë në një hendek buzë rrugës Holterbergweg, pranë stadiumit Johan Cruijff Arena dhe vendit të koncerteve Ziggo Dome. Viktima kishte plagë thikë në trup dhe mbante një bluzë gri me kapuç, pantallona gri dhe atlete të zeza. Një çantë dore e kuqe, e varur në timonin e biçikletës, u bë simbol i tragjedisë dhe u përmend edhe në një poezi virale nga aktorja holandeze Nienke Gravemade.

I dyshuari është një azilkërkues 22-vjeçar, i arrestuar më parë për përdhunim dhe sulme ndaj grave. Ai u arrestua më 21 gusht dhe pritet të dalë sot para gjykatës.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në Holandë. Rreth 500 persona marshuan në Roterdam për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, ndërsa në një ndeshje futbolli të Ajax, tifozët mbajtën një minutë heshtje dhe pankarta me emrin e Lisës.

Policia po kërkon dëshmitarët e sulmit dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Familja e Lisës deklaroi: “Zemrat tona janë të thyera. Shpresojmë të vajtojmë Lisën në paqe dhe privatësi. Faleminderit për mbështetjen nga familja, miqtë dhe komuniteti.”

Hetimet vazhdojnë dhe Prokuroria Publike mund të publikojë detaje të mëtejshme në ditët në vijim.