E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

4
e-trishte/-kerkohej-ndihme-per-trajtimin-e-saj,-ndahet-nga-jeta-drejtoresha-e-shendetesise,-greta-kryeziu
E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

Eshtë ndarë nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu.

Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët dhe Komuna e Kamenicës.

Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Për shërimin e saj, u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.

Reagimi i plotë i komunës:

Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu.

Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin.

Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj.

Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar!