“Ecim”, Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

2
“ecim”,-rama-publikon-pamjet-nga-lirimi-i-hapesirave-publike
“Ecim”, Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.

Një lokal i ndërtuar në trotuarin ku kalojnë këmbësorët është çmontuar në videon e publikuar.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset po vijon prej javësh në vendin tonë pas ultimatumit të kryeministrit.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

after content