Edhe Shkodra në flakë. Raportohen 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

3
edhe-shkodra-ne-flake.-raportohen-11-vatra-zjarri-gjate-24-oreve-te-fundit
Edhe Shkodra në flakë. Raportohen 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas informacioneve, në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

Bëhet me dije se në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Po ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkodër gjatë 24 orëve te fundit.

• Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste zjarri ne territorin e kesaj bashkie.

• Është kryer 1 ndërhyrje për shpëtim dhe janë dërguar 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të Bashkisë Vau Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

• Vatrat e evidentuara: 1. Fshati Dragoç 2. Fshati Postribë 3. Fshati Ura e Shtrejtë 4. Fshati Bardhaj 5. Fshati Dajç 6. Fshati Ura e Shtrejtë 7. Fshati Dajç 8. Fshati Suka Dajç 9. Fshati Berdicë 10. Fshati Ura e Shtrejtë 11. Lagjja Kiras, qyteti Shkodër

• Në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

• Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.

after content