Edi Rama mbërrin në Presidencë, do t’i dorëzojë Kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar

2
edi-rama-mberrin-ne-presidence,-do-t’i-dorezoje-kreut-te-shtetit-emrat-e-ministrave-te-rinj-per-t’i-dekretuar
Edi Rama mbërrin në Presidencë, do t’i dorëzojë Kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar emrat e ministrave të rinj kreut të Shtetit, Bajram Begaj për t’i dekretuar.

Kreu i qeverisë u prit në godinën presidenciale nga kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Takimi mes dy krerëve të shtetit shënon hapin formal që i paraprin nisjes së punës nga kabineti i ri qeveritar, i cili pritet të miratohet më pas në Kuvend.

Ky do të jetë mandati i katërt radhazi për Edi Ramën, që drejton ekzekutivin shqiptar që prej vitit 2013 si kryetar i Partisë Socialiste.

Formimi i qeverisë së re vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ku Partia Socialiste siguroi shumicën për të vijuar drejtimin e vendit.