“Edi Rama, xhelat i fjalës së lirë”, Sali Berisha reagon për ndërprerjen e sinjalit të televizionit informativ

1
“edi-rama,-xhelat-i-fjales-se-lire”,-sali-berisha-reagon-per-nderprerjen-e-sinjalit-te-televizionit-informativ
“Edi Rama, xhelat i fjalës së lirë”, Sali Berisha reagon për ndërprerjen e sinjalit të televizionit informativ

Lideri demokrat Sali Berisha ka reaguar për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit të televizionit të parë informativ në Shqipëri, News 24. Mëngjesin e sotëm Policia ka rrethuar godinën dhe nuk ka lejuar stafin të nisë punën.

“Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive”, shkruan Berisha.

Avokatura e Shtetit del me deklaratë zyrtare dhe shpjegon ndërhyrjen policore në ambientet e News 24
Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.

Reagim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha:

Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të Neës24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri.

Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.

Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e Neës24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit Neës24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit Neës24.

after content