
Sot feston ditëlindjen këngëtarja e njohur Edona Llalloshi, e cila ka lindur më 26 korrik të vitit 1979.
E dashur për publikun shqiptar prej dekadash me zërin e saj të veçantë dhe hitet që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, Edona këtë vit e shënon ditëlindjen me një dimension të ri në jetën e saj – atë të politikës.
Pas një karriere të suksesshme artistike, Edona Llalloshi ka marrë një hap të guximshëm duke hyrë në politikë.
Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar besimin e qytetarëve me përkushtimin dhe vizionin e saj për një të ardhme më të mirë, shkruan Kosovarja.