Edona Llalloshi ndan një moment të veçantë nga Kuvendi – pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun para nisjes së seancës konstituive

7

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Fotografia ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e Edonës, të cilët kanë përgëzuar përfaqësimin e grave në jetën politike të vendit dhe kanë vlerësuar praninë e saj në Kuvend si një frymë të re dhe të afërt me qytetarin.

Edona, e cila u bë pjesë e politikës aktive përmes zgjedhjeve të 19 shkurtit, garoi me numrin 19 në listën e Vetëvendosjes dhe arriti të fitojë mbi 40 mijë vota, duke lënë prapa edhe figura të dëshmuara të kësaj partie. Kjo e renditi ndër deputetet më të votuara të legjislaturës së re.

Përveç angazhimit të saj politik, Edona vazhdon të jetë një figurë e dashur edhe në botën e muzikës, duke ruajtur kontaktin me publikun përmes rrjeteve sociale.