Efektivi i burgjeve ndahet nga jeta një ditë pasi mori gradën kryeinspektor

1
efektivi-i-burgjeve-ndahet-nga-jeta-nje-dite-pasi-mori-graden-kryeinspektor
Efektivi i burgjeve ndahet nga jeta një ditë pasi mori gradën kryeinspektor

Kryeinspektori i policise se burgjeve Gazmen Meta eshte ndare nga jeta sot, nje dite pasi kishte marre graden.

Lajmi u be me dije nga Ministri i Drejtesise Ulsi Manja ne nje mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te efektivit:

Postimi:

Si pasojë e një arresti kardiak, u nda nga jeta një punonjës i devotshëm, korrekt dhe një mik i çmuar për kolegët: Kryeinspektor Gazmen Nazmi Meta, i cili këtë gradë e mori me meritë vetëm dje.

Që nga viti 2014, Gazmeni shërbeu për 11 vite me përkushtim pranë IEVP “Ali Demi” si punonjës i rolit bazë, duke u bërë shembull i ndershmërisë, korrektësisë dhe dashurisë për detyrën.

Në këto çaste të rënda për familjen dhe kolegët e tij, si Ministër i Drejtësisë siguroj se bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël të Gazmenit do të jenë gjithmonë nën kujdesin dhe mbështetjen e institucionit tonë

U prehsh në paqe, Gazmen. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin dhe kontributin tënd për sistemin e burgjeve në Shqipëri.

after content