
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka publikuar së fundmi disa imazhe ku shfaqet më tërheqëse se kurrë.
Bukuroshja brune ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet e veshur me bikini të zeza, teksa tregon linjat e saj trupore perfekte.
Në postimin e bërë në Instagram, Egli ka marrë qindra komente dhe pëlqime nga fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar për bukurinë natyrale dhe format e saj të tonifikuara.
Me flokët e gjatë të zi dhe grim minimalist, ajo ka rrezatuar thjeshtësi dhe elegancë.
Prej daljes nga Big Brother VIP, Egli është bërë një nga vajzat më të komentuara në rrjete sociale, ku shpesh publikon foto provokuese, duke treguar se është gjithmonë në formë të shkëlqyer.
Ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut si për pamjen, ashtu edhe për stilin e saj unik. /ORAinfo/