Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram?

5

Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po shijon një hov të madh në karrierën muzikore, duke u bërë gjithnjë e më e pranishme në skenën publike jo vetëm për vokalin e saj, por edhe për paraqitjet provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi që ka ngjallur mjaft dyshime dhe diskutime në rrjet.

Në imazhin e fundit, Egli shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa përshkrimi që ka përdorur ka tërhequr vëmendje të madhe – ajo ka shkruar “natën e mirë”, një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi është një ndër thëniet e tij më të përdorura.

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të mendojnë se mes Eglit dhe Gjestit mund të ketë ndodhur një ribashkim, pas ndarjes që ata e bënë publike pas përfundimit të spektaklit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Gjesi gjatë një koncerti në skenë, mbante një bluzë me fytyrën e Eglit të cilën ia kishin dhuruar fansat, dhe e ‘puthi’ publikisht – një gjest që u interpretua nga ndjekësit si sinjal ndjenjash të pazhdukura.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, postimi i fundit i Eglit ka shtuar zërat se mes tyre mund të ketë një afrim të ri. Mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm një flirt publik apo një kthim i vërtetë i një historie që nisi para kamerave të BBVA.

Fansat e çiftit janë tashmë në pritje të ndonjë reagimi zyrtar nga dyshja.