
Pas komenteve të shumta që mori kohët e fundit për interpretimin e saj të këngëve patriotike në një paraqitje të diskutueshme skenike, këngëtarja Egli Tako është rikthyer me një performancë tjetër, këtë herë në Drenicë.
Gjatë koncertit, ajo interpretoi këngën “A vritet pafajësia” për një publik të zjarrtë, ndërsa në rrjetet sociale ndau edhe një mesazh personal për ndjekësit e saj.
Egli sqaroi se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, çka ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.
Ajo shkroi: “Prej 3 muajsh tashmë, jam nën mjekime të vazhdueshme për kordat vokale për shkak të një dëmtimi serioz timbral, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë dhe shumë pushim vokal.
Këngëtarët e dinë mire.
Kjo është edhe arsyeja pse shumë prej jush e keni vënë re një ndryshim në zërin tim prej kohësh.
Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këto këngë e të gjitha këngët e vendit tim gjithmonë i kam kënduar nga shpirti, e sot më shumë se kurrë”.
Me këtë deklaratë, artistja ka zgjedhur të flasë hapur për sfidat që po kalon, ndërsa falënderon publikun për përkrahjen në këtë periudhë të vështirë.