
Një ngjarje e frikshme i ka ndodhur ish-finalistes së Big Brother Albania 4, Egli Tako, gjatë një udhëtimi në Mal të Zi.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Egli ka rrëfyer përjetimin e saj të vështirë, ku për disa orë është humbur krejtësisht vetëm në majat e thepisura të maleve.
Në një prej rrëfimeve të saj, ajo shkruan:
“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë.”
Egli ka treguar gjithashtu se gjatë atyre momenteve të frikshme, e ka kapur paniku dhe mendoi më të keqen. Ajo madje ka bërë një foto të vetes si kujtim, në rast se nuk do të gjente dot më rrugën për të dalë nga mali.
“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot.” – ka shkruar Egli.
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa pasoja dhe ajo ia doli të gjente rrugën e duhur, duke shpëtuar nga një situatë që mund të kishte marrë përmasa më serioze.