Egli zbulon emrin e artistit me të cilin po vjen në bashkëpunim – publikon edhe disa sekuenca nga klipi

4

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, do të publikojë së shpejti këngën e re.

Egli kësaj here po vjen në bashkëpunim me këngëtarin Sergio, në një duet që pritet të marrë vëmendjen e publikut.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit disa momente ekskluzive nga video-klipi dhe një pjesë të këngës.

Pamjet e publikuara sugjerojnë një videoklip të kuruar me kujdes artistik dhe me një koncept vizual krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim prej saj.

Në video, Egli shfaqet e veshur në stilin kauboji.

Kënga e Eglit me Sergion titullohet “Baby” dhe sipas postimeve të artistëve, pritet të publikohet shumë shpejt, duke shtuar emocionin dhe kuriozitetin tek fansat që mezi presin projektin e ri.

Me zërin e saj karakteristik dhe prezencën gjithnjë në rritje në tregun muzikor, Egli Tako duket e vendosur të jetë një nga zërat më të spikatur të kësaj vere, ndërsa bashkëpunimi me Sergio pritet të sjellë një tjetër hit në repertorin e saj.