Ekzekutimi i Kristian Kolës, motra e 34-vjeçarit zbulon bisedën e fundit me të vëllain: Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me …

1
ekzekutimi-i-kristian-koles,-motra-e-34-vjecarit-zbulon-biseden-e-fundit-me-te-vellain:-nje-dite-perpara-vrasjes-kam-folur-me-te.-kam-prit-me-…
Ekzekutimi i Kristian Kolës, motra e 34-vjeçarit zbulon bisedën e fundit me të vëllain: Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me …

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike.

Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë.

“Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë.

Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë. Nuk është e lehtë të fusësh djalin në dhe,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes, ndërsa theksoi se “nuk janë marrë në pyetje nga policia”.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo në Euronews, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar me babain. Duam drejtesi, ia leme ne dore drejtesise”, tha mes lotesh e motra e Kristian Koles.