Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë (18 gusht), në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.
Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200.
Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga armë zjarri.
Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.