
Këngëtarja e njohur kosovare, Violeta Kukaj, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga vizita që po realizon në Poloni.
Ajo është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë elegant dhe të gjatë, ndërsa në sfond duken lulet shumëngjyrëshe që e bëjnë pamjen edhe më përrallore, raporton ORAinfo.
Violeta dukej si një princeshë e vërtetë, ndërsa buzëqeshja dhe eleganca e saj kanë marrë shumë komplimente nga fansat.
Kukaj vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, por edhe një ikonë stili, duke u paraqitur gjithmonë me kombinime unike dhe të kuruara në detaje. /ORAinfo/