Emrat/ Arrestohen dy persona për zjarrëvënie në Mallakastër dhe Divjakë

1
emrat/-arrestohen-dy-persona-per-zjarrevenie-ne-mallakaster-dhe-divjake
Emrat/ Arrestohen dy persona për zjarrëvënie në Mallakastër dhe Divjakë

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve që shkaktuan dëme në Divjakë dhe Mallakastër.

Në Divjakë u ndalua 65-vjeçari Koçi Allkanjari, banues në fshatin Korije, i cili kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në një tokë me qira. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Në Mallakastër u arrestua Pëllumb Jançaj, 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë. Ai kishte ndezur zjarr për të djegur ferra në tokën e tij, por zjarri u përhap dhe përfshiu një sipërfaqe me shkurre.

Policia thekson se do të vijojë me ndëshkimin e çdo veprimi të tillë dhe u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në mënyrë të pakontrolluar. Çdo rast i tillë duhet denoncuar në numrin 112.

after content