EMRAT/ Pjesë e grupeve kriminale, kush janë 2 të arrestuarit nga aksioni në Shkozet

1
emrat/-pjese-e-grupeve-kriminale,-kush-jane-2-te-arrestuarit-nga-aksioni-ne-shkozet
EMRAT/ Pjesë e grupeve kriminale, kush janë 2 të arrestuarit nga aksioni në Shkozet

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në zonën e Shkozetit, në Durrës, ku janë arrestuar dy individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu.

Erald Mustafa është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ai është pjesë e grupit kriminal të njohur si “Rrumi i Shijakut”. Ky person ka pasur disa herë probleme me ligjin, duke u arrestuar dhe hetuar për armëmbajtje pa leje në të kaluarën. Ai ka një dosje të ngarkuar kriminale, ku përfshihen akuza të rënda, përfshirë dhe një ngjarje në vitin 2023, ku ai u kap me armë dhe dyshohej se po përgatiste një vrasje për hakmarrje, pas një atentati me tritol që iu bë automjetit të tij. Në vitin 2021, Mustafa u arrestua për tentativë vrasjeje.

Përveç veprave penale në Shqipëri, Mustafa ka një të kaluar kriminale edhe jashtë vendit. Në Gjermani, ai është dënuar me 10 vite burg për akuzat e “Kanosjes” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas burimeve operacioni i Shkozetit është pjesë e aksioneve të Policisë së Shtetit për goditjen e elementëve të krimit të organizuar që veprojnë në Durrës e Shijak.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të arrestuarit ishin të përfshirë në ndonjë plan kriminal aktual.