EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

5
emri/-kush-eshte-keshilltari-socialist-qe-beri-reziste-per-te-firmosur-per-shkarkimin-e-veliajt
EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

Këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës u thirrën këtë të martë në selinë rozë për të marrë direktivat për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Mbledhja u drejtua nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ku u formulua dhe u firmos teksti i kërkesës për shkarkimin e Veliajt, i cili do të bazohet në argumentin e mungesës së tij prej më shumë se 3 muajsh.

Burime për mediat bëjnë me dije se se rezistencë për të firmosur kërkesën ka bërë këshilltari Aldo Mërkoçi, (ish kreu i MJAFT dhe këshilltar i Arbjan Maznikut), edhe pse në fund ka hedhur firmën së bashku me të gjithë kolegët e tij.

Merkoçi ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.

Në përfundim të mbledhjes u vendos që Këshilli Bashkiak të mblidhet ditën e martë, 23 shtator, në orën 16:00, për të votuar për shkarkimin e Erion Veliajt.