Ndue Mylyshi i njohur ndryshe si Noel është 61-vjeçari shqiptar i vrarë mbrëmjen e kaluar në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë.
Shqiptari pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.
Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës.
Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte. Michèle, një mikeshë e tij shprehet e pikëlluar për vrasjen e Noelit, siç e quanin shqiptarin, dhe shpreson që autori do marrë dënimin e merituar.
“Noël sapo kishte ardhur nga pushimet. Shpresoj që krimineli që bëri këtë gjë të paguajë për veprat e tij. Ai Ishte një njeri i mrekullueshëm, i mirë, me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Sa herë që kërkonim ndihmë, ai pranonte gjithmonë,” tregon ajo.