EMRI / Plagoset rëndë 29-vjeçari në Ksamil, e plërplasi makina teksa drejtonte motorin

1
emri-/-plagoset-rende-29-vjecari-ne-ksamil,-e-plerplasi-makina-teksa-drejtonte-motorin
EMRI / Plagoset rëndë 29-vjeçari në Ksamil, e plërplasi makina teksa drejtonte motorin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Sipas informacioneve, një automjet i ka prerë rrugën motorit me drejtues 29-vjeçarin Mario Selishta.

Ky i fundit është lënduar rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se 29-vjeçari i plagosur me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime pasi jeton në Itali.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Butrinti” pranë një karburanti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 21:10, në Ksamil, shtetasi turk D. T., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Itali.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.