EMRI / U gjet i vrarë në mes të rrugës, viktima i dënuar më parë për vrasje

2
emri-/-u-gjet-i-vrare-ne-mes-te-rruges,-viktima-i-denuar-me-pare-per-vrasje
EMRI / U gjet i vrarë në mes të rrugës, viktima i dënuar më parë për vrasje

Një vrasje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme në Vaun e Dejës në Shkodër.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.

Viktima është Frrok Lleshaj, 65 vjeç, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, bën me dije policia.

after content