EMRI/ Zbardhet atentati me eksploziv në garazhin e “Visit të Garave”, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim! Policia publikon pamjet

28
emri/-zbardhet-atentati-me-eksploziv-ne-garazhin-e-“visit-te-garave”,-identifikohet-autori-dhe-shpallet-ne-kerkim!-policia-publikon-pamjet
EMRI/ Zbardhet atentati me eksploziv në garazhin e “Visit të Garave”, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim! Policia publikon pamjet

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos një sasi lënde plasëse në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Si u identifikua autori

Kamerat e sigurisë kane ndihmuar grupin hetimor duke ndjekur te gjithë itinerarin qe ka bere autorin pas kryerjes se krimit. Madje per te humbur gjurmët autori është futur në pyll pranë liqenit të Thate dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe me pas ka dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar.

Me pas ai është larguar duke shkuar te automjeti qe ka përdorur ne krim dhe është larguar. Policia ka arritur te zbuloje automjetin nga kamerat e sigurisë dhe nga verifikimet është zbuluar se autori ka marre makinën me qira ne Fushe Kruje, veprim i cili ka arritur te identifikoje këtë te fundit. Autori rezulton qe ditën e ngjarjes është larguar jashtë territorit te Shqipërisë.

Njoftimi:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pamjet e shperthimit

Pak dite me pare u publikuan edhe pamjet pas shpërthimit me lëndë plasëse në garazhin e 39-vjeçarit Elvis Kosova, i njohur si “Visi i Garave”.

Pamjet filmike nuk kapin momentin e vendosjes së lëndës plasëse, por dokumentojnë situatën menjëherë pas shpërthimit. Në to duken mjetet e dëmtuara dhe sirenat e policisë në vendngjarje.

Nga shpërthimi pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi jane shkaterruar disa automjete.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Elvis Kosova me precedent

39-vjeçari eshte arrestuar me pare, në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.

after content