Engjellusha i jep fund beqarisë, shfaqet si princeshë në ditën e martesës

4

Këngëtarja e njohur Engjellusha Salihu po i jep fund beqarisë sot.

Ajo është shfaqur e mrekullueshme me vellon e bardhë, e veshur si një princeshë e vërtetë në dasmën e saj, raporton ORAinfo.

Engjellusha ka zgjedhur një fustan elegant me shkëlqim dhe detaje luksoze, ndërsa flokët i ka stiluar në onde voluminoze, të kombinuara me një kurorë të madhe që e bën të duket edhe më mbretërore.

Në dorë, ajo mban një buqetë të bardhë, ndërsa fytyra e saj rrezaton lumturi.

Urime të shumta po i vijnë këngëtares nga miqtë, familjarët dhe fansat që e admirojnë prej vitesh. /ORAinfo/