Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë me martesë madhështore

7

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, sot i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Vajza e artistes së mirënjohur Shyhrete Behluli ka organizuar një ceremoni të veçantë familjare dhe festive, ku të ftuarit po e shënojnë këtë ditë të rëndësishme me shumë gëzim dhe emocione.

Pak ditë më parë, Engjëllusha kishte mbajtur kanagjegjin në një atmosferë tradicionale, ku spikatnin veshjet popullore dhe muzika shqiptare, duke ruajtur kështu zakonet e trashëguara ndër breza.

Në ditën e saj të madhe, Engjëllusha është shfaqur me fustane elegante dhe veshje tradicionale, duke kombinuar hijeshinë moderne me elementet autentike shqiptare. Në mesin e të ftuarve janë parë edhe emra të njohur të skenës muzikore dhe artistike, si Yllka Kuqi, Arbnora Ademaj, Shkurte Gashi, Remzie Osmani dhe shumë të tjerë.

Atmosfera festive është në kulmin e saj, me muzikë, valle dhe urime të përzemërta për çiftin e ri.