Engjëllusha nis një jetë të re në Zvicër me bashkëshortin

1
engjellusha-nis-nje-jete-te-re-ne-zvicer-me-bashkeshortin
Engjëllusha nis një jetë të re në Zvicër me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu i dha fund beqarisë këtë verë, duke kurorëzuar dashurinë me Mërgimin në një ceremoni madhështore.

Disa muaj pas dasmës Engji ka bërë të ditur se është zhvendosur në Zvicër, ku tashmë jeton dhe vepron bashkëshorti i saj, shkruan Kosovarja.

Megjithëse e ka nisur një jetë të re jashtë vendit, ajo ka theksuar disa herë se nuk do të shkëputet nga skena muzikore dhe se do të vazhdojë aktivitetin e saj artistik.

Me një jetë të re pranë bashkëshortit dhe me përkushtim të pandalshëm ndaj muzikës, Engjëllusha po dëshmon se dashuria dhe karriera mund të ecin përkrah njëra-tjetrës.